Rezultatet e ushqyerjes së varfër: Fëmijët më trupshkurtër për 20 cm

Rezultatet e ushqyerjes së varfër: Fëmijët më trupshkurtër për 20 cm

Dietat e varfra për fëmijët e moshës shkollore mund të kontribuojnë në një hendek mesatar të lartësisë prej 20 cm  midis kombeve me njerëz më trupgjatë dhe trupshkurtër, sugjeron një analizë, shkruan BBC, transmeton Insajderi.

Ai raporton se në vitin 2019 djemtë më të gjatë 19-vjeçarë jetonin në Holandë (183.8 cm) dhe më të shkurtët jetonin në Timor Leste (160.1cm).

Ndërkohë, edhe renditja globale e gjatësisë trupore së Mbretërisë së Bashkuar ra në pocizionin e 39 në vitin 2019 nga pozicioni 28 ku qëndroi që nga viti 1985.

Studiuesit thonë se gjurmimi i ndryshimeve në gjatësinë dhe peshën e fëmijëve në të gjithë botën dhe me kalimin e kohës është i rëndësishëm sepse ato mund të pasqyrojnë cilësinë e ushqimit në dispozicion, dhe sa janë të shëndetshme mjediset për të rinjtë.

Ekipi analizoi të dhënat nga më shumë se 65 milionë fëmijë dhe adoleshentë të moshës 5 deri në 19 vjeçare nga më shumë se 2000 studime midis viteve 1985 dhe 2019.

Ata zbuluan se në vitin 2019, mesatarisht, fëmijët dhe adoleshentët në Evropën veri-perëndimore dhe qendrore (p.sh. ata në Holandë dhe Mal të Zi) ishin më të gjatët në botë.

Ndërkohë, 19-vjeçarët që ishin mesatarisht më të shkurtër jetonin në Azinë Jugore dhe Jug-Lindore, Amerikën Latine dhe Afrikën Lindore. /Insajderi.com