Ekziston një metodë e famshme për tharjen e telefonit tuaj pasi të laget, e njohur si “trajtimi i orizit” për telefonat, shkruan Bright Side, transmeton Insajderi. Sidoqoftë, jo vetëm që kjo metodë është mjaft e padobishme, por gjithashtu shkakton dëme të mëtejshme në telefonin tuaj.
Orizi nuk mund ta thithë ujin nga telefoni juaj aq shpejt sa të jetë një metodë e denjë për t’u përdorur.
Ai gjithashtu paraqet elementë të rinj dëmtues që gërryen më tej pjesët e brendshme të telefonit tuaj, të tilla si pluhuri dhe niseshteja.
Lënia e telefonit tuaj të thahet në banakun e kuzhinës është po aq efektive, në mos më mirë, sesa ta fusni në oriz. Telefoni juaj do të thahet po aq shpejt dhe nuk do të shkaktoni dëme të mëtejshme.
Çfarë duhet të bëni në rastet kur telefoni juaj laget?
Fikja e telefonit tuaj sa më shpejt që të mundeni do t’ju ndihmojë të shmangni dëmtimin e qarqeve elektrike të tij.
Lagia e çdo qarku elektrik është gjë e keqe. Sidoqoftë, lagia e një qarku që është aktualisht joaktiv nuk bën dëm po aq sa dëmton lagështia e një qarku aktivi. Sa më shpejt ta fikni, aq më pak shanse shkaktoni dëmtime të mëdha, prandaj sigurohuni që ta mbani mend këtë hap shumë të rëndësishëm.
Pasi ta keni fikur telefonin tuaj, përdorni një peshqir letre ose një peshqir të zakonshëm nëse preferoni dhe thajeni telefonin tuaj.
Për këtë hap, duhet të siguroheni që jeni shumë të kujdesshëm dhe të butë, që të mos shtyni ujin në ekstremitetet e telefonit.
Është e rëndësishme që të hiqni çdo pjesë të telefonit që mund të hiqet, të tilla si sirtari i kartës SIM ose bateria nëse përdorni një model të vjetër të telefonit.
Mos futni shtupa pambuku, copa të vogla letre ose peshqirë për të ndihmuar në tharjen e portës suaj të karikimit.
Pasi të keni ndjekur me sukses të gjitha këto hapa, vendoseni telefonin tuaj mbi një peshqir të thatë dhe lëreni të thahet aty.
Mos e ndizni telefonin tuaj para se të thahet. Periudha e rekomanduar e pritjes është 24 deri në 36 orë ose më shumë.
Çfarë të bëni kur telefoni fillon të funsksionojë sërish?
Edhe nëse telefoni funksionon si duhet në fillim, ai është ende i dëmtuar nga uji dhe kjo mund të shkaktojë probleme të performancës me kalimin e kohës. Jo vetëm kaq, por përbërësit e brendshëm mund të kenë filluar një proces korrozioni që mund të çojë në probleme më vonë. /Insajderi.com