Studimi: 1 në 5 pacientë me COVID-19 u diagnostikuan me çrregullime psikiatrike brenda 90 ditësh

Studimi: 1 në 5 pacientë me COVID-19 u diagnostikuan me çrregullime psikiatrike brenda 90 ditësh

Një studim i ri i botuar në revistën mjekësore “The Lancet Psychiatry” tregon se COVID-19 mund të ketë lidhje me një sërë efektesh të shëndetit mendor te pacientët, shkruan CBS News, transmeton Insajderi.

Sipas studimit, të kryer nga studiues nga Universiteti i Oksfordit, një diagnozë e COVID-19 ishte e lidhur me rritjen e incidencës së diagnostikimit me disa gjendje psikiatrike dhe çrregullime duke përfshirë ankthin, pagjumësinë dhe demencës.

Studiuesit thanë se pasojat e shëndetit mendor pas COVID-19 nuk janë matur ende me saktësi – por janë parashikuar gjerësisht.

“Ne ishim të interesuar kryesisht në pyetjen nëse njerëzit që ishin diagnostikuar me COVID-19 do të ishin në rrezik më të madh të zhvillimit të çrregullimeve të shëndetit mendor”, tha profesori i Universitetit të Oksfordit Paul Harrison, i cili punoi në studim, për CBS News.

Studiuesit u përpoqën t’i përgjigjen kësaj pyetjeje duke parë normat e diagnozave psikiatrike tek pacientët në tre muaj pasi ata ishin diagnostikuar me COVID-19, tha Harrison.

Ai tha se rreth 6% e pacientëve me COVID-19 të cilët kurrë nuk ishin diagnostikuar me një çrregullim psikiatrik më parë u diagnostikuan me një të tillë brenda tre muajve nga infektimi me COVID-19. Më e zakonshmja ishte ankthi. /Insajderi.com