
Shumica e infeksioneve të coronavirusit përhapen nga njerëz që nuk kanë simptoma, tha Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në udhëzimet e azhurnuara rishtas, njofton CNN, transmeton Insajderi.
Kjo është një nga arsyet kryesore që përdorimi i maskës është kaq i rëndësishëm, tha QAKPS.
Sipas QAKPS, 24% e njerëzve që transmetojnë virusin tek të tjerët nuk zhvillojnë kurrë simptoma dhe 35% të tjerë ishin para-simptomatikë. Ajo gjithashtu tha që 41% infektuan të tjerët ndërsa përjetonin simptoma.
Më parë, organizata shëndetësore nuk ka karakterizuar se sa për qind e infeksioneve përhapen nga njerëz pa simptoma.
Gjithashtu tha që njerëzit hedhin më shumë spërkla kur flasin ose këndojnë më fort.
QAKPS tha se studimet kanë treguar se 40-45% e njerëzve të infektuar nuk zhvillojnë kurrë simptoma. /Insajderi.com