Studimi gjen se COVID-19 infekton vetëm 4% të fëmijëve

Studimi gjen se COVID-19 infekton vetëm 4% të fëmijëve

 

Fëmijët kanë më pak gjasa të vuajnë nga COVID-19, konfirmon një studim i ri. Sipas të dhënave vetëm 4 për qind e fëmijëve të pranuar në spital, kanë testuar pozitiv me virusin, shkruan Daily Mail, transmeton Insajderi.

Arsyeja se pse fëmijët janë më pak të afektuar nga Coronavirus-it është ende i panjohur, por besohet se është si rrjedhojë e asaj se si sistemi i tyre imunitar reagon pas infektimit.

Hulumtimi analizoi rezultatet e testimeve të më shumë 135,000 fëmijëve që ishin pranuar në shtatë spitale amerikane, para datës 8 shtator.

Ajo zbuloi vetëm 5,374 (4.0 për qind) të pacientëve të testuar pozitivisht dhe, nga kjo përqindje e vogël, vetëm 359 (6.7 për qind) u shtruan në spital, me 99 që kishin nevojë për kujdes intensiv.

Tetë nga pacientët e infektuar (0.15 për qind) vdiqën më vonë. Gjashtë nga vdekjet ishin pacientë me ‘sëmundje komplekse para-ekzistuese’, thonë shkencëtarët.

Mosha mesatare e pacientëve ishte pothuajse nëntë vjeçare, me mosha që varionin nga 1 vjet deri në 18 vjet. /Insajderi.com