Një burrë nuk do e mendonte se 2020-ta do bëhej edhe më keq, deri në momentin që një bletë e thumboi në sy.
Mjekët këtë javë botuan një imazh të një dëmtimi kaq të pazakontë të syve. Imazhi, që shfaqet në “New England Journal of Medicine”, gjithashtu përfshiu një raport të shkurtër të gjendjes dhe shërimit të pacientit, shkruan ARS Technica, transmeton Insajderi.
Pacienti ishte një mashkull 22 vjeçar, i cili u paraqit në departamentin e urgjencës së një spitali me skuqje, dhimbje dhe humbje të shikimit në syrin e tij të majtë, i cili ishte thumbuar një bletë rreth një orë më parë.
Megjithëse burri kishte shikim 20/20 në syrin e tij të djathtë, ai raportoi se ishte në gjendje të shihte lëvizjet e duarve afër fytyrës me syrin e majtë.
Shpimet e kornesë nga një thumb bletësh janë të rralla, theksojnë mjekët. Por kur ato ndodhin, ekziston rreziku që indi i kornesë të dështojë dhe të turbullohet (dekompensimi i kornesë).
Ekziston gjithashtu mundësia e glaukomës sekondare, në të cilën presioni brenda syrit rritet dhe shkakton dëmtim të nervit optik dhe humbje të shikimit.
Doktorët i dhanë burrit disa pika syri me antibiotikë dhe një anestetik lokal përpara se të nxirrnin thumbin. Ata më pas pastruan plotësisht plagën dhe e mbyllën atë me qepje të kornesë.
Më në fund, ata i përshkruan burrit dy javë glukokortikoide, antibiotikë dhe ilaçe për sy që së bashku u përpoqën të parandalonin inflamacionin, dhimbjen dhe infeksionin sekondar.
Në një fund relativisht të lumtur, një vizitë vijuese tre-mujore zbuloi se syri i burrit u rikuperua kryesisht. Ënjtja e kornesë kishte rënë plotësisht, dhe shikimi i burrit në syrin e tij të majtë ishte 20/40. /Insajderi.com