Shkencëtarët kanë rindërtuar në mënyrë dixhitale trurin e një dinosauri, duke zbuluar njohuri befasuese mbi dietën e ushqimit dhe sjelljen e tij, shkruan CNN, transmeton Insajderi.
Duke përdorur teknikat e avancuara të imazhit dhe modelimit 3D, studiuesit nga Universiteti i Britanisë së Madhe në Bristol “rindërtuan” trurin e një Thecodontosaurus, një sauropod që endej në atë që është sot Anglia rreth 205 milionë vjet më parë.
Thecodontosaurusi mund të ketë ngrënë mish – dhe mund të ketë ecur në dy këmbë.
Ky lloj dinozauri, emri i të cilit do të thotë “hardhucë me dhëmbë”, ishte në madhësinë e një qeni të madh dhe jetonte në epokën e vonë Triasike.
Fosilet e mëdha të dinosaurit, të njohur gjithashtu si “dinosauri Bristol”, u zbuluan në vitet 1800, por shkencëtarët vetëm tani kanë qenë në gjendje të studiojnë mostrat në detaje pa i shkatërruar ato, duke përdorur modele 3D të gjeneruara nga skanimet CT.
Studiuesit zbuluan se truri i krijesës kishte lobe të mëdha flokulare, të cilat janë të rëndësishme për ekuilibrin, duke treguar që dinozauri lëvizte në dy këmbë.
Ekspertët gjithashtu rindërtuan veshët e brendshëm të dinosaurit dhe vlerësuan se Thecodontosaurusi kishte një frekuencë të lartë të dëgjimit, gjë që do ta lejonte atë të njohë zhurmat e bëra nga kafshët e tjera dhe sugjeron që ai kishte një lloj kompleksiteti shoqëror. /Insajderi.com