Zakone të finlandezëve që duken të pazakonta për njerëzit e tjerë në botë

Zakone të finlandezëve që duken të pazakonta për njerëzit e tjerë në botë

Mund të mendonim se dinim shumë për Finlandën, ky vend verior ka sekretet e veta për të cilat dinë vetëm njerëzit që kanë qenë atje ose kanë jetuar në vend. Bright Side ka mbledhur disa nga zakonet e vendasve që ndoshta për pjesën tjetër të botës mund të duken interesante dhe të çuditshme madje, njofton Insajderi.

Finlandezët nuk i thajnë enët e lara.

Në Finlandë, njerëzit nuk thajnë enët me një leckë pasi i pastrojnë, sepse ato kanë dollapë të veçantë ku thahen enët. Ato duken saktësisht si dollapë të rregullt por po u mungon fundi. Është mu mbi lavaman dhe uji rrjedhë në lavaman.

Një traditë e lashtë familjare është pastrimi i qilimave në bregun e lumenjve dhe liqeneve.

Sigurisht, finlandezët kanë fshesë me korrent por ekziston një traditë e larjes së qilimave në lumenj dhe liqene. Nuk është vetëm për pastrim por është gjithashtu një mënyrë pastrimi moral. Kjo është arsyeja pse në verë, miqtë, familjet dhe fqinjët shkojnë në breg të detit ose në bregun e lumit dhe lajnë qilimat e tyre.

Të pyesësh për të ardhurat e një personi është e pasjellshme edhe në Finlandë, por diçka të tillë mund ta mësoni në zyrën e taksave.

Në Finlandë, është e pasjellshme të pyesësh miqtë, kolegët ose njerëzit e tjerë se sa fitojnë. Njerëzit nuk flasin për gjëra të tilla. Por gjithsesi, çdokush mund të telefonojë në zyrën rajonale të taksave dhe të zbulojë të ardhurat e fqinjit të tij, të afërmit ose dikujt tjetër.

Dushe pa perde.

Finlandezët nuk kanë turp nga trupat e tyre. Nëse shkoni në një palestër ose një pishinë dhe shihni kabina në dhomën e dushit, ju jeni me fat sepse shumica e palestrave nuk kanë asnjë perde. Ata nuk ndjenjë siklet të lahen para dikujt të panjohur.

Në këtë vend, njerëzit e pranojnë trupin e njeriut dhe të jesh lakuriq nuk është diçka që duhet ta fshehësh. E njëjta gjë është e vërtetë për objektet mjekësore – nuk ka dhoma të ndara për ndërrimin e rrobave.

Ka truqe për të luftuar të ftohtin për shoferët e makinave.

Për të ngrohur makinat e tyre, njerëzit nuk duhet të kalojnë 10-20 minuta shtesë. Për të shpëtuar makinën e tyre nga i ftohti, ata thjesht duhet të fusin makinat e tyre në një prizë të energjisë. Ka pika dalëse në shtyllat speciale në parkingje. Zakonisht, energjia elektrike sigurohet për 2 orë dhe nëse është e nevojshme, mund të zgjatet.

Çmimi i energjisë elektrike përfshihet në çmimin e parkimit. Ka pajisje të posaçme në motorët që ngrohin ajrin. Disa makina madje kanë një mekanizëm që ngroh pjesën e brendshme të makinës.

Finlandezët garojnë se kush vret më shumë mushkonja.

Ka më shumë gara të pazakonta në Finlandë por njëra ndër to është kush mund të vrasë më shumë mushkonja. Rregullat janë të thjeshta: pjesëmarrësit duhet të vrasin më shumë mushkonja në një periudhë të caktuar kohe.

Këto gara organizohen gjatë verës dhe ato nganjëherë bëhen ndërkombëtare – në vitin 2018, një burrë nga Suedia vrau 135 insekte për 15 minuta dhe fitoi në këtë rast.

Finlanda ka Ditën Kombëtare të Dështimit.

Kremtohet çdo vit në 13 Tetor dhe është më shumë sesa thjesht një festë e çuditshme. Vendi ka një kult suksesi dhe dështimet nuk merren mirë. Qëllimi i kësaj feste është t’i shpjegojmë publikut se dështimet janë krejtësisht normale dhe ecja përpara pa to është e pamundur.

Çdo vit, në këtë ditë, yjet e televizionit, muzikantë, atletë dhe njerëz të tjerë të famshëm flasin për dështimet e tyre në publik. /Insajderi.com