Ministria e Shëndetësisë nuk ka asnjë informacion që në Veri të Kosovës ka filluar dhënia e vaksinave anti-COVID.
Nga Kabineti i ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, thanë për Insajderi-n se nuk kanë informacion për dhënien e vaksinave në komunat serbe.
“Asnjë informacion mbi dhënien e vaksinave në Veri të Kosovës nuk e kemi”, kanë deklaruar nga Kabineti i Zemajt.
Vaksina që po jepet në zonat e banuara me serb në Kosovë është njfotuar të jetë vaksina e kompanisë amerikane “Pfizer”. /Insajderi.com