Presidentja e Kosovës ka reaguar ndaj publikimit të notave të saj sa ishte në shkollën e mesme duke i cilësuar ato si të parëndësishme në raport me arritjes e saja.
Duke folur për 1-shat që ka pasur gjatë kohës sa ka qenë në shkollën e mesme “Sami Frashëri”, Jahjaga ka thënë se populli i Kosovës e di shumë mirë që në shkollë të mesme të gjithë duan më shumë kënaqësi sesa mësim.
“Fillimisht dua të sqaroj se ato nota të publikuara kanë qenë të gjysmë vjetorit të parë dhe i kam bërë 5-she të gjitha në gjysmë vejtorin e dytë. Dhe mbi të gjitha, shkolla nuk t’bon njeri”, ka thënë Jahjaga.
Duke sqaruar 1-shat e saj, Jajaga ka thënë se shumica e tyre kanë qenë të vendosura pasi duke e pasur emrin me A, gjithmonë i ka rënë të “pyetet e para” dhe kësisoj gjithmonë profesorët e kanë zënë “pa përgaditë”.
“Shkolla e mesme do pak kënaqësi dhe kjo vështirësohet kur e ke emrin me A sepse je e para në ditar”, ka thënë Jahjaga.
Ajo e ka cilësuar shkollën e mesme si njërën ndër periudhat më të mira të jetës së saj, pasi që qysh prej atëherë ajo kurrë nuk është kënaqur.
“Si u kry shkolla e mesme, erdh fakulteti, diplomo, magjistro, hina n’polici, u bona presidente, s’po ka njeri vakt as ni kafe për qefi me pi”, ka thënë presidentja.