fbpx

Lladrovci akuzon Thaçin: Ia more Ademit motorin, nuk e ktheve 3 javë

Lladrovci akuzon Thaçin: Ia more Ademit motorin, nuk e ktheve 3 javë

Debati “Luftëtarë apo Tradhëtar” ka eskaluar tashmë në akuza specifike. Ambasadori patriotik i Kosovës në Shqipërinë nënë, Ramiz Lladrovci ka thënë se e ka një kasetë në të cilën akuzon rëndë edhe Hashim Thaçin.

“Ti Hashim, ia ke marre motorrin Adem Jasharit dhe nuk ia ke kthy tri jave”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.

Duke folur rreth kësaj ngjarje, Lladrovci ka treguar edhe detaje këtij incizimi, raporton Kukunews.

“Ademi të pat qu fjal nepermjet Ilaz Kodres duke te thene se ‘ ta nxjerri gabzherrin nese nuk e kthen motorrin;”, ka shkruar Lladrovci.

Ende nuk ka reaguar presidenti në ardhje.