Nga VV i thonë Agim Veliut se ka “shpirtë-ngushtësi”

Nga VV i thonë Agim Veliut se ka “shpirtë-ngushtësi”

Zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti ka thënë se Agim Veliu karakterizohet nga “mendje-ngushtësia” e “shpirte-ngushtësia”.

“Unë e kuptoj se ai (Agim Veliu) është i vogël, shumë i vogël. Po e dini në çfarë kuptimi. Mendjengushtë. Shpirtngushtë”.

Ky reagim erdhi, pasi Veliu ironizoi me “pamjen fizike” të Vjosa Osmanit, duke e quajtur atë “e gjerë”.

Pas deklaratës së tij, kishte reagime edhe nga stafi i Presidentes në Detyrë, duke e “paralajmëruar” Veliun “se i ka ditët e numëruara”.

Ashtu edhe Tinka Kurti, kërkoi nga Veliu që të “pensionohet më ndershëm”.

“Agim Veliu pensionohu më ndershëm. Nuk mundesh me idiotizma. Rezultatin e tyre e ke pa. As mençëm nuk është për ty por e panevojshme për këdo. Pa pikë rëndësie komentet tua”, tha Kurti. /Insajderi.com