Bërja e një tatuazhi mund të jetë ekstreme për disa, mirë një tatuazh përkujtimor mund të ruajë një rol të fuqishëm në procesin e zisë për shumë njerëz që kanë përjetuar humbje të madhe.
“Tatuazhet përkujtimore ndihmojnë për të mbajtur dikë që kemi humbur afër nesh. Ata bëhen pjesë e jona”, tha Dan Reidenberg, një ekspert i shëndetit mendor për Huffington Post, transmeton Insajderi.
Reidenberg vuri në dukje se tatuazhet në vende të dukshme në trup mund t’i nxisin të tjerët të pyesin për kuptimin e tyre, gjë që u jep njerëzve mundësinë të flasin për të dashurit e tyre të humbur dhe të ndajnë kujtimin e tyre.
Bërja e një tatuazh të veçantë mund të jetë terapeutik: Përveç që ndihmon njerëzit të kujtojnë dhe mbajnë një lidhje me dikë që ka ndërruar jetë, një tatu e punuar mirë mund të ofrojë një ndjenjë krenarie dhe fuqie. /Insajderi.com