Nëse po kërkoni një dhuratë jashtë kësaj bote për Shën Valentin, një shtëpi ankandi po ofron copa të rralla meteorit nga hëna, Marsi dhe më gjerë – për më pak se 250 dollarë, shkruan CBS Neës, transmeton Insajderi.
Në një shitje në internet që fillon të martën, 9 shkurt, shtëpia e ankandeve Christie’s po nxjerr në ankand 72 meteoritë – copa të forta mbeturinash nga objektet qiellore si kometat dhe asteroidet që mbërrijnë në Tokë, duke arritur disi të mbijetojnë udhëtimin e tyre nëpër atmosferën tonë për të zbarkuar në sipërfaqe.
Përfshirë në koleksion është një meteorit që përmban pluhurin e yllit 7 miliardë vjeçar, perlë hapësinorë të mbyllur në hekur dhe feta e katërt më e madhe e hënës. Një copë e madhe e shkëmbit marsian, me vlerë rreth 30,000 deri 50,000 $, mban flluska të atmosferës së planetit të bllokuara brenda.
Një objekt i koleksionit nuk ra kurrë në tokë – një djalë i ri në Marok e gjeti meteorin në degët e një peme një ditë pas një shiu meteorësh – vlen rreth 15,000 deri 25,000 $. /Insajderi.com