Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka ripërsëritur kërkesën e presidentit Joe Biden për Serbinë, sa i përket njohjes së ndërsjellë me Kosovën, transmeton Insajderi.
Kështu u deklarua Blinken derisa i ka përgëzuar qytetarët serbë për ditën e shtetit.
Blinken tha se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për zhvillimin e një aleance të gjatë midis dy vendeve.
Ai theksoi marrëveshjen gjithpërfshirëse me Kosovën, duke përmendur një kompromis që do të kërkohet nga të dy palët për arritjen e njohjes reciproke.
“Departamenti i Shtetit mirëpret përpjekjet që çojnë në krijimin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën dhe arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që synon njohjen e ndërsjellë do të kërkojë fleksibilitet dhe gatishmëri për kompromis nga të dy palët”, ka thënë ai.
Javën që lamë pas presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka dërguar një letër presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me rastin e 15 shkurtit Ditës së Shtetit të Serbisë.
Përpos urimit në letër kishte edhe një kërkesë për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, e cila përfshinë njohjen reciproke. /Insajderi.com