Ha makaronat me dorë- reperi shqiptar gatuan për të prekurit nga tërmeti

Ha makaronat me dorë- reperi shqiptar gatuan për të prekurit nga tërmeti

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Noizy është një ndër emrat më të dashur për publikun shqiptar.

Ai ka qenë pranë pranë banorëve të  Durrësit gjatë mbrëmjes së djeshme, teksa kishin kaluar mbi 12 orë nga tragjedia  që la nën rrënoja 25 njerëz dhe ka plagosur  650 të tjerë.

Ndërkohë që në ndihmë të qytetarëve kanë ardhur shumë instuticione dhe shqiptarë të Kosovës  apo Maqedonisë, edhe emra  shumë të njohur të  estradës shqiptare për t’i ndihmuar sado pak  në këtë gjendje në të cilën ata ndodhen.

Përmes disa fotove dhe videove të publikuara në rrjetet sociale, Noizy katreguar se ka shkuar pranë zonës  ku janë ngritur edhe çadrat për banorët të cilëve iu janë shkatërruar shtëpitë,

Në disa nga videot që ai ka  publikuar vihet re që ka gatuar vetë makarona në një kazan të  madh në një zjarr të ndezur jashtë dhe shihet që qëndron afër tyre, për t’i mbështetur në këto ditë të  vështira.

E në video  shihet që  njëri  nga  banorët, i konsumon makaronat e nxehta pa  pirun ose  lugë, mjafton që po ushqehej.

View this post on Instagram

Edhe pse patem fatkeqesi zemrat nuk i prishem, madje mesuam se sa shume e duam njeri tjetrin. Nuk kam fjale per xhestin e shqiptarve te kosoves dhe te maqedonise, mund te kem par vet me syte e mi mbi 50 kamiona me ndihma per vellezerit dhe motrat e tyre qe kishin nevoje, si me ushqim por edhe jorgane e batanie. BRAVO! Kam qare shume, jo nga frika por nga gezimi dhe jam i mbushur plot me energji. Do ju lutesha organizatave dhe njerezve qe kontribuojne, te kete kontroll mbi gjithcka sepse nuk duhet abuzuar me miresine, ju qe kontribuoni duhet te siguroheni qe ate qe ju na ofroni te shkoje ne vendin e duhur. Edhe nje here ne emer te gjithe shqiptareve ju falenderoj nga zemra. Zoti qoft me te gjithe ju dhe familjet tuaja. Uroj qe keto lloj fatkeqsish mos te ndodhin me kurre. Zinjo

A post shared by NOIZY OTR (@noizy) on