Ambasadori italian thotë se sulmi ndaj djalit të Rashiqit ishte i motivuar politikisht

Ambasadori italian thotë se sulmi ndaj djalit të Rashiqit ishte i motivuar politikisht

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, reaguar pas rastit të së hënës, ku djali i politikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiq u sulmua fizikisht nga rreth 30 persona, teksa po dilte nga shkolla në Llapnasellë të Graçanicës, njofton Insajderi.

Këtë sulm Orlando e ka quajtur të motivuar politikisht.

Ai ka thënë se e dënon këtë akt, teksa ka shtuar se dhuna duhet të kundërshtohet vendosmërisht nga të gjithë dhe të dënohet nga institucionet përkatëse.

“I bashkohem dënimit të parezervuar të agresionit të motivuar politikisht kundër të birit të kryetarit të Partisë Demokratike Progresiste, Nenad Rashiq, një sulm ndaj vetë demokracisë. Dhuna duhet të kundërshtohet vendosmërisht nga të gjithë dhe të dënohet nga institucionet përkatëse”, ka shkruar Orlando në Twitter.

Ndërsa, lidhur me rastin, policia të martën ka njoftuar se ka arrestuar shtatë të dyshuar./Insajderi.com