Grabitje në një lokal në Prishtinë

Grabitje në një lokal në Prishtinë

Një grabitje raportohet të ketë ndodhur të mërkurën rreth orës 21:44 në një lokal në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Në ora 21:44, policia është njoftuar për një rast grabitje. Grabitja ka ndodhur në një lokal në lagjen Dardania (mbi Kurriz). Njësitet policore kanë reaguar në rast dhe janë duke ndërmarrë veprimet policore që parashihen për raste të tilla”, thuhet në përgjigjen policisë për Insaderi-n.

Në po këtë lagje, pak më parë Insajderi raportoi se ka ndodhur një tjetër grabitje, në një market./Insajderi.com