
Përkundër sfidave dhe pasigurisë së krijuar nga pandemia e Coronavirusit gjatë vitit të fundit, Finlanda ka ruajtur statusin e saj si vendi më i lumtur në botë, shkruan Fox News, transmeton Insajderi.
Kjo është sipas Raportit Botëror të Lumturisë 2021, i cili u publikua të premten. Në mesin e 10 vendeve më të lumtura, nëntë ishin evropiane.
Pas Finlandës, sipas renditjes, ishin Danimarka, Zvicra, Islanda, Holanda, Norvegjia, Suedia, Luksemburgu, Zelanda e Re dhe Austria.
Raporti vjetor prodhohet nga Rrjeti i Zgjidhjeve të Qëndrueshme të Zhvillimit të KB-së dhe rendit 149 vende bazuar në prodhimin e brendshëm bruto për person, jetëgjatësinë e shëndetshme dhe mendimet e banorëve. /Insajderi.com