
Dhjetëra njerëz në Tajvan kanë ndryshuar emrat e tyre në “salmon” për të përfituar nga marrëveshja e promovimit të sushit në një restorant, shkrua BBC, transmeton Insajderi.
Zyrtarët kanë lëshuar një lutje duke u kërkuar njerëzve të ndalojnë vizitën në zyrat qeveritare për të kërkuar ndryshimin e emrit, sipas mediave lokale.
Restoranti ofroi një ofertë “gjithë sushi që mund të hani” për këdo me emrin Gui Yu ose “salmon” në letërnjoftimin e tij.
Zyrtarët e shqetësuar thanë se kjo kërkesë për ndryshim emri po harxhonte kohën e qeverisë.
Oferta filloi së fundmi kur zinxhiri i restoranteve Sushi Akindo Sushiro tha se kushdo me këtë emër mund të merrte ushqim falas për vete dhe pesë miq. /Insajderi.com