Miliona kanë marrë tashmë dozën e tyre të Pfizer, Moderna ose Johnson & Johnson.
Reaksione të tilla si irritimi në vendin e injeksionit, lodhja e përgjithshme, ethet dhe dridhjet janë efekte anësore të zakonshme dhe zakonisht ndodhin brenda një ose dy ditëve të injektimit, njofton Insajderi.
Por disa njerëz janë duke zhvilluar një skuqje të lëkurës ndonjëherë edhe tetë deri në 10 ditë pas injeksionit.
Vetë skuqja nuk është e rrezikshme dhe mjekohet me antihestaminë, hidrokortizon ose një krem difenhidraminë. Dhimbja në vendin e injeksionit mund të trajtohet edhe me një pako akulli. Simptomat zakonisht zgjidhen vetë brenda 48 deri në 72 orë.
Vaksina më e re, AstraZeneca, pritet të ketë ndikime anësore të ngjashme, e cila është në pritje të miratimit nga FDA. /Insajderi.com