Prokuroria kërkon paraburgimin e dy të dyshuarve për vrasjen në Gradicë të Drenasit

Prokuroria kërkon paraburgimin e dy të dyshuarve për vrasjen në Gradicë të Drenasit

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave, të cilët dyshohen për vasjen e ndodhur të hënën e 5 marsit në Gradicë të Drenasit, ku mbet i vdekur një i mitur, ndërsa u plagos babai i tij.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.

“Prokurori i rastit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve, në drejtim të veprave penale ‘Vrasja e rëndë’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”, tha Ulaj.

Babai i të miturit po vazhdon të trajtohet në Klinikën Intensive në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës. Sipas shefit të kësaj klinike, Shaqir Uka, viktima është në gjendje të rëndë dhe ende nuk e ka kaluar rrezikun për jetë pasi ka lëndime serioze në pjesën e kokës./Insajderi.com