Del në ankand uiski më i vjetër në botë

Del në ankand uiski më i vjetër në botë

Skinner Auctioneers & Appraisers

Një shishe e asaj që besohet të jetë uiski më i vjetër i njohur në ekzistencë do të dalë në bllokun e ankandit këtë verë – ku pritet të shitet për një çmim dehës, shkruan NY Post, transmeton Insajderi.

“The Old Ingledew Whiskey” – i cili daton që nga kohërat revolucionare – parashikohet të arrijë diku nga 20,000-40,000 dollarë, sipas Skinner, i cili po fasiliton ankandin e qershorit.

Burboni i rrallë u prodhua me gjasë midis viteve 1762-1802. Alkooli nuk u mbush në shishe deri në disa dekada më vonë, në vitet 1860, në dyqanin e përgjithshëm Evans & Ragland në La Grange, Georgia. /Insajderi.com