Berisha: SHBA do të më shpallte “non grata” kur kundërshtoja ndryshimin e kufijve të Kosovës

Berisha: SHBA do të më shpallte “non grata” kur kundërshtoja ndryshimin e kufijve të Kosovës

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, komentoi të enjten vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për ta shpallur “non grata” apo person të padëshiruar atë edhe anëtarët e tij të familjes, transmeton Insajderi.

Ai tha se ky vendim ka qenë i papritur, teksa shtoi se para dy vitesh është folur se do të futej në listën e zezë për shkak se kundërshtonte ndryshimin e kufijve të Kosovës.

Berisha sfidoi dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Matthew Palmer, duke thënë se ai duhet të faktojë me prova akuzat ndaj tij, para se të bëjë deklarata.

“Nuk e kam nga burimet amerikane, por nga burimet më të larta shqiptare. Për kundërshtimit tim haptazi për ndryshimin e kufijve të Kosovës. Njerëzisht do i kërkoja Palmer që të paraqes provën më të vogël. Në qoftë se mendon se me deklarata mund të argumentosh atë që mendon është e pamundur”, tha ish-kryeministri shqiptar në emsionin “Opinion”.

Ndërsa, në një adresim për media, Sali Berisha ka njoftuar se do të ngre padi ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Por, sipas avokatit kosovar, Artan Qerkini, ish-kryeministri Berisha nuk ka bazë juridike për parashtrimin e kësaj padie./Insajderi.com