Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin kurti, “dikur rrotullonte xhipat e EULEX-it, ndërsa tash nuk i dëgjon as ata që flasin hapur kundër këtij misioni”.
Këtë, Shala e ka quajtur “transformim të pushtetit”.
“Pushteti po e transformon! Sa ishte në opozitë Albin Kurti ishte në kundërshtim të EULEX-it, rrotullonte edhe xhipat e tyre! Tash që është në pushtet nuk merr mundin madje as të dëgjojë dikënd që flet hapur për padrejtësitë e EULEX-it! Hipokrizia vazhdon”, ka shkruar Shala në Facebook. /Insajderi.com