reagimet e president" />

Kamberi: Vuçiq u nervozua pas fjalimit tim, arsyetohej me “ka tentativë që të më shpallin kriminel”

Kamberi: Vuçiq u nervozua pas fjalimit tim, arsyetohej me “ka tentativë që të më shpallin kriminel”

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka treguar për reagimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, pas fjalimit të tij, i cili duke iu drejtuar presidentit tha se në ndonjë nga raundet e dialogut mund ta ketë përballë nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bojuveci, njofton Insajderi.

Sipas tij, reagimet e Vuçiqit ishin nervoze dhe se i njëjti është munduar të arsyetohej duke thënë se “ka tentativa që të më shpallin kriminel në mënyrë që të dobësohet pozicioni i Serbisë”.

“Reagimet e Vuçiqit ishin nervoze sepse u munda që ta njësoj krimin, duke pretenduar se ka krime edhe ndaj serbëve në Kosovë. I thash se keni qenë ministër kur janë kryer krimet në Kosovë”, ka thënë Kamberi në Klan Kosova.

Ai tutje ka potencuar se e ka përmendur Bogujevcin si simbolikë për t’i treguar presidentit Vuçiq për krimet e kryera në Kosovë.

“I thash se në Kosovë në pushtet janë njerëzit të cilët kanë qenë të burgosur politikë, apo familjet e të cilëve janë vrarë nga shteti serb pa gjyq. Serbia nuk e ka asnjë të drejtë kredibile në drejtim të Kosovës duke i bazuar në mitet e mesjetës”.

“I bëra me dije se nëse ka njerëzore diçka në të nuk do të mund që ta shikojë në sy Saranda Bogujevcin. Do të bisedonte me njerëz që ua ka vrarë familjet si shtet”./Insajderi.com