Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, ka reaguar ndaj ish-ambasadores së Kosovës në këtë vend, Vlora Çitaku, lidhur me një deklaratë që kjo e fundit bëri të hënën mbrëma për Vidovdanin, njofton Insajderi.
Çitaku duke i reaguar ish-përfaqësuesit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili ua uroi serbëve Vidovdanin, duke thënë se Beteja e Kosovës s’ishte e serbëve dhe në të mori pjesë ushtria e Ballkanit kundër Perandorisë Osmane.
Kjo deklaratë e saj, sipas Gjuriqit është e turpshme.
Ai tha se “falsifikimi i historisë” mund të helmojë brezat e ardhshëm me urrejtje.
“Kjo është thjesht e turpshme. A nuk mund të na lini as ditën tonë kombëtare në paqe? Faleminderit që i treguat botës se ajo për të cilën ju qëndroni me të vërtetë është intoleranca dhe urrejtja etnike fisnore. P.S. Falsifikimi i historisë nuk do të ndihmojë kauzën tuaj, ai vetëm mund të helmojë brezat e ardhshëm me urrejtje”, ka shkruar Gjuriq në Twitter./Insajderi.com