Gjumi është thelbësor për rritjen dhe zhvillimin e foshnjave, fëmijëve të vegjël dhe adoleshentëve. Është gjithashtu i rëndësishëm pasi mundëson rimbushjen e trupit dhe mendjes tuaj, duke ju lënë të freskët dhe vigjilent kur të zgjoheni.
Gjumi i shëndetshëm siguron që trupi juaj është i shëndetshëm dhe mund të mbrojë veten nga sëmundjet dhe pa të, truri juaj nuk është në gjendje të punojë siç duhet. Fjetja është thelbësore për shëndetin dhe mungesa mund të shkaktojë një sërë problemesh nga mosbalancimet e humorit deri te sëmundjet shumë më të rëndësishme.
Kostoja e një gjumi të keq mund të nënkuptojë më shumë sesa thjesht një humor të keq dhe mungesë përqendrimi. Netët e rregullta pa gjumë mund të ju rrezikojnë nga shumë probleme të rënda mjekësore duke përfshirë mbipeshën, sëmundjet e zemrës dhe diabetin.
Mjekët dhe profesionistët mjekësorë gjithashtu kanë lidhur gjumin e dobët me shkurtimin e jetëgjatësisë së dikujt.
Si ta dini nëse keni fjetur mjaftueshëm?
Shumica e njerëzve kanë nevojë për rreth tetë orë gjumë çdo natë për të funksionuar si duhet. Sidoqoftë, secili individ është i ndryshëm dhe disa kanë më shumë nevojë dhe disa më pak.
Në përgjithësi, nëse zgjoheni të lodhur dhe e kaloni tërë ditën duke menduar për gjumë – ka të ngjarë që nuk po flini mjaftueshëm.
Bebet 4 deri në 12 muajshe – 12 deri në 16 orë, duke përfshirë edhe dremitjet.
Fëmijët e vegjël nga 1 deri në 2 vjeç – 11 deri në 14 orë duke përfshirë edhe dremitjet.
Fëmijët nga 3 deri në 5 vjeç – 10 deri në 13 orë duke përfshirë edhe dremitjet.
Fëmijët 6 deri në 12 vjeç – 9 deri në 12 orë.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve sugjerojnë se të rriturit gjithashtu kanë nevojë për një sasi të ndryshme të gjumit në varësi të moshës. Për ata të moshës 18 deri në 60 vjeç, CDC rekomandon që të rriturit të kenë shtatë ose më shumë orë gjumë në natë.
Për ata të moshës 61 deri 64 vjeç, rekomandohet shtatë deri në nëntë orë gjumë çdo natë. Shtatë deri në tetë orë gjumë në natë rekomandohet për këdo të moshës 65 vjeçe e më lartë./Insajderi.com