Dyshohet për afër 10 të vdekur nga zjarri në spitalin e Tetovës

Dyshohet për afër 10 të vdekur nga zjarri në spitalin e Tetovës

Një shpërthim zjarri raportohet se ka ndodhur të mërkurën mbrëma në spitalin modular të Tetovës, ku janë të shtrirë pacientët me COVID-19.

Sipas Alsat, 8-9 është numri i personave që kanë mbetur të vdekur si pasojë e zjarrit.

Raportohet të ketë viktima si nga pacientët edhe nga stafi mjekësor.

Lexo edhe:
Përfshihet nga zjarri spitali modular në Tetovë, dyshohet se ka viktima

Është djegur tërësisht spitali modular, derisa zjarri është ende aktiv në një pjesë të objektit./Insajderi.com