Tema kryesore në Këshillin për Siguri Kombëtare në Serbi do të jetë Kosova

Tema kryesore në Këshillin për Siguri Kombëtare në Serbi do të jetë Kosova

Kosova, të martën pritet të jetë tema kryesore e diskutimit në tryezën e Këshillit Kombëtar për Siguri në Serbi.

Atë mbledhje e ka thirrur, presidenti i Serbisë, Aleksnadër Vuçiq, për sot në ora 10:00, raporton Kosovo Online, transmeton Insajderi.com

Kjo pas situatës në pikat kufitare Kosovë – Serbi, ku ka filluar zbatueshmëria e reciprocitetit për targat.

Mëngjesin e së hënës, Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës u pozicionuan në pikën kufitare, Jarinje, për ta zbatuar reciprocitetin me Serbinë për targat.

Pak kohë më pas, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se askush s’mund të hyjë në Kosovë pa targa RKS”.

Por, serbët nuk u pajtuan me këtë aksion që për qëllim kishte vendosjen e një rendi që po cilësohet të jetë pjesë e Marrëveshjes së Brukselit për lëvizjen e lirë.

Një numër i serbëve dolën në rrugë, pos protestave – bllokuan rrugën me dhjetëra kamionë.

Ndaj këtyre zhvillimeve ka pasur diskutime të hënën edhe në Kuvendin e Kosovës, ku sipas opozitës “kryeminsitri Kurti po bën show”.

Ndërkaq, edhe drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, Petar Petkoviq, e ka cilëuar këtë ngjarje si “sjellje skandaloe të Albin Kurtit”. /Insajderi.com