NATO: Është jetike që Kosova e Serbia t’i kthehen dialogut

NATO: Është jetike që Kosova e Serbia t’i kthehen dialogut

Sekretari i NATO-s, Jans Stoltenberg, ka thënë se është jetike që Beogradi dhe Prishtina të tregojnë përmbajtje dhe t’i kthehen dialogut.

Përmes Twitter, Stoltenberg, ka thënës e ka biseduar me dy krerët e shteteve; Albin Kurtin dhe Aleksandër Vuçiqin.

“Bisedova me Aleksandar Vuçiqin dhe Albin Kurtin për nevojën e de-eksalimit në veri të Kosovës. Është jetike që edhe Beogradi edhe Prishtina të tregojnë përmbajtje dhe t’i kthehen dialogut. Mandati i KFOR -it mbetet të sigurojë një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur dhe liri të lëvizjes për të gjithë”, ka shkruar Stoltenberg.

Gjatë dy ditëve të fundit helikopterët serbë shihen duke patrulluar në kufirin Kosovë – Serbi.

Ushtria e Serbisë është e pozicionuar afër kufirit me Kosovën.

Ndërkaq, brenda kufirit të Kosovës është sulmuar me granata Qendra për Regjistrimin e Automjeteve në Zubin Potok.

Pas këtyre zhvillimeve presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndërprerë vizitën e saj në Shtetet e Bashkaura Amerikës.

Nga SHBA-të dhe Bashkimi Evropian, kryeministri, Albin Kurti, po kërkon reagim.

Të njëjtën po e kërkojnë edhe liderët e partive opozitare.

Por, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kreu i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, po kërkojnë nga Kurti “t’i koordionojë veprimet me bashkësinë ndërkombëtare’. /Insajderi.com