Yll dhe Ylber Bajraktari, dy prishtinas, janë sot krahu i djathtë i Pentagonit dhe kjo për presidentin e vendlindjes së tyre i cili e vizitoi Shtëpinë e Bardhë këtë fundjavë, është një krenari për shkak se vëllezërit Bajraktari kanë arritur aty “pa të njohshëm dhe pa hile”.
Kur Yll dhe Ylber Bajraktari dy djem prishtinas e kishin lënë vendlindjen e tyre për ta kishte rinisur një jetë e re. Ishte fundi i luftës në Kosovë. Në atë kohë, kishte rinisur një jetë e re edhe për miliona kosovar që po ktheheshin në vendlindjen e tyre pas deportimit që u kishte ndodhur një vit më herët nga lufta mes ushtrisë serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Por shteti në të cilin vëllezërit Bajraktari kishin rinisur jetën dhe shteti ku të njëjtën gjë e kishin bërë miliona bashkëkombës të tyre dallon shumë.
Sipas një rrëfimi të botuar në mediat amerikane në tetor të këtij viti, rrugëtimi i dy vëllezërve kosovar drejt Shtëpisë së Bardhë ka qenë i vështirë por i bazuar në meritat e tyre në shkollim.
Vëllezërit Bajraktari, dora e djathtë e zyrtarëve kryesor të Pentagonit
Kjo i ka lënë përshtypje edhe presidentit të vendit, ku marrja e pozitave të larta nëpër institucionet vendimmarrëse publike bëhet bazuar në afërsinë e tyre me pushtetin ose partinë që është në pushtet. Hashim Thaçi ka qenë ish kryeministër dhe kryetar i partisë që ka qeverisur me vendin qe 10 vite.
Presidenti që po qëndron në një vizitë zyrtare në SHBA ku është takuar edhe me zëvendëspresidentin e Amerikës, Mike Pence ku tha se ai e prezantoi me dy shqiptarë që punojnë me ekipin e Trumpt në Shtëpinë e Bardhë.
Pas takimit të ngrohtë dhe përmbajtësor, zv. Presidenti Pence, me shumë krenari, mëtha: " zoti President, tani do të…
Posted by Hashim Thaçi on Sunday, 1 October 2017
“Sigurisht, m’u bë zemra mal me të arriturat e tyre. Ylli dhe Ylberi, me punë dhe vetëmohim, pa të njohshëm e pa hile, arritën në majat e administratës amerikane. Njëkohësisht, kjo flet edhe për zemrën e madhe dhe të hapur të popullit amerikan, e cila, mbi të gjitha, e çmon punën, guximin dhe besnikërinë. Yll dhe Ylber, jam krenar me ju! Ju priftë e mbara gjithmonë”, shkroi presidenti në Facebook duke i postuar disa fotografi me ta dhe me Pence.
Presidenti Thaçi takoi dy shqiptarët që punojnë në Shtëpinë e Bardhë (Foto)
Komente të shumta vërshuan tek faqja e presidentit në Facebook, ku përdorues të internetit kritikuan dhe tallën presidentin pikërisht për fjalinë “pa njohshëm e pa hile” duke ia rikujtuar atij formën sesi zgjidhen njerëzit nëpër institucione publike, duke ia lidhur me faktet e dala në përgjimet e publikuara nga Insajderi, e njohur si “Dosja e Shefave”.
Dhe ky reagim ndaj postimit të presidentit ka sens. Sipas përgjimeve në të cilat është i përfshirë edhe vet Hashim Thaçi që në atë kohë kur janë bërë përgjimet në vitin 2011 ai ka qenë kryeministër i vendit, del se shumica e punësimeve dhe emërimeve në institucione publike.
Në këto përgjime ish-shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci me të cilin Thaci vazhdon miqësinë edhe sot ( me 9 shtator u publikuan disa fotografi ku Thaci tash president dhe Grabovci vetëm anëtarë i thjesht i PDK-së ishin në një piknik në bjeshkët e Rugovës) si kryepersonazh është personi kyç që vendos për punësime nëpër institucione, emërime në borde e deri tek përjashtime të atyre që nuk janë të “njofshëm” për partinë.
Në dosjen e dytë të këtyre përgjimeve Grabovci zgjedhë anëtarë të KOSTIT prokurorin Bahri Hyseni pa konkurruar fare, në dosjen e tretë Grbovci dhe Njazi Kryeziu një person i rëndësishëm i PDK-së në Prizren që u shkarkua nga posti i tij në këtë komunë – me të cilin presidenti piu kafe në qershor të këtij viti) zgjedhin dhe eliminojnë personat për për Bordin e Ujësjellësit.
Në Dosjen e katërt, Thaçi atëherë kryeministër, dëgjohet teksa koordinohet me Grabovcin për veprime të dyshimta, teksa në dosjen e V-të ata koordinohen për bllokimin e reciprocitetit me Serbisë.
“Dosja e Shefave” kishte qit në pah faktin sesi ish-partia e presidentit Thaçi kishte vendosur edhe për “dostat në Universitetin e Pejës”, dhe sesi njerëz të kësaj partie kishin vendosur edhe për punësimet në institucionet e drejtësisë, dostave të djemve të Grabovcit.
Në dosjen XV është vënë në pah sesi Grabovci miratonte konkurrimin jashtë afati dhe shprehte ndikim mbi sekretarin e Qeverisë, e deri tek caktimi i komisioneve dhe përzgjedhjen e kandidatëve për disa institucione publike.
Mes shumë fakteve të publikuara përmes përgjimeve, postimi i presidentit për Vëllëzërit Bajraktari i është kthyer “boomerang” nga komentuesit të cilët kanë shprehur qëndrimet e tyre në lidhje me faktin sesi Ylli dhe Ylber Bajraktari kanë arritur të futen në Shtëpinë e Bardhë “pa të njofshëm dhe pa hile”.
Vëllëzërit Bajraktari të cilët janë rritur në Kosovë, në një shkrim të para 5 mujave thuhet se ndjeheshin borxhli ndaj shtetit amerikan dhe njerëzve që i ndihmuan atyre që të mbërrijnë ditët kur ata të punojnë në Shtëpinë e Bardhë.
“Nuk kalon ditë që nuk takojmë dikë që ka shërbyer gjatë luftës në Kosovë ose që ka qenë pjesë e misionit të NATO-s ndaj Serbisë”, tregonte Ylli.
Ylberi ka shkuar në Amerikë në vitin 1999, duke i shpëtuar spastrimit etnik që ndodhte në Kosovë. Ylli u rikthye në Kosovë pas luftës për të ndihmuar familjen e tij që të kthehej në shtëpinë e tyre dhe u rikthye edhe një herë tjetër në ShBA së bashku me gruan e tij kosovare.
Ylli dhe Ylber Bajraktari, janë dy vëllezërit nga Prishtina të cilët punojnë si këshilltarë kryesor të dy zyrtarëve më të lartë të Departamentit të Mbrojtjes në shtabin e përgjithshëm të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së.
Historia e Yllit dhe Ylberit ka tërhequr edhe vëmendjen e gazetës amerikane Medium, e cila përmes një artikulli përshkruan rrugën e vështirë dhe mbresëlënëse të dy djemve refugjatë që kanë arritur të bëhen “krahu i djathtë i zyrtarëve më të lartë të Pentagonit”.
Duke punuar në politikat e jashtme dhe strategjitë e mbrojtjes, dy vëllezërit kosovarë gjithashtu shoqërojnë liderët e Pentagonit në vizitat ndërkombëtare.
Por krenaria e presidentit për vëllezërit Bajraktari që kanë arritur “pa të njofshëm dhe pa hile” është një ëndërr e kosovarëve./Insajderi.com