Një muaj arrest shtëpiak për Milaim Zekën

Një muaj arrest shtëpiak për Milaim Zekën

Departamenti për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë i ka caktuar sot 30 ditë arrest shtëpiak deputeti Milaim Zeka.

Lajmin e ka konfirmuar për Insajderi avokati i deputetit të NISMA-s, Gazmend Halilaj.

Halilaj ka thënë se do të ankohet ndaj këtij vendimi.

Prej korrikut të vitit të kaluar Milaim Zeka ka nisur një fushatë linçuese me gjuhë të urrejtjes kundër Insajderit dhe drejtuesve të këtij mediumi, Vehbi Kajtazi e Parim Olluri.

Zeka ka linçuar Kajtazin e Ollurin si bashkëpunëtor të Serbisë dhe shërbimit sekret serb, duke përhapur kështu pohime të pavërteta që motivojnë sulme deri në likuidim fizik.

Avokati i Milaim Zekës reagon ndaj vendimit të Gjykatës

Më 3 tetor, Insajderi raportoi për mashtrimet me viza të deputetit të NISMA-s Milaim Zeka dhe biznesmenit Ilir Krasniqi.

Në një hulumtim të publikuar nga gazeta, raportohet se 920 kosovarë kishin provuar të emigrojnë në Gjermani me viza pune nëpërmjet një agjencie punësimi e cila në fakt ishte një skemë mashtrimi e Zekës dhe partnerit të tij, Ilir Krasniqi. /Insajderi.com