Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e një personi për pas kërcënimeve që i kanë bërë kryetarit të OSHP-së Blerim Dina.
Përmes një komunikate për media, Policia bëri të ditur se ka intervistuar dy persona për rastin e kërcënimit ndaj Dinës: njërit prej tyre i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa tjetri është lënë i lirë.
“Ndërsa sot më datë 17.10.2017 janë intervistuar dy persona në cilësinë e të dyshuarve për këtë rast, ndaj njërit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit 48 orë, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në reagimin e Policisë.
Policia më tej ka konfirmuar rastin se “rreth orës 17:20 minuta ka ndërmarrë veprime konkrete duke angazhuar njësitet relevante policore për trajtim dhe ofrim të sigurisë ndaj kryetarit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP-së)”.
Insajderi ka raportuar dje për kërcënimet ndaj Dinës nga dy persona. Dina ka thënë dje në një intervistë për Insajderin se të hënën e kishin telefonuar Sami Lushtaku i cili sipas tij kishte kërkuar të takohet me të për të biseduar për disa çështje.
Dina më tej ka thënë se njëri prej tyre kishte tentuar ta nxjerr dhunshëm nga banesa për të biseduar për disa çështje./Insajderi.com
Gjashtë orët e tmerrit për shefin e OShP-së: Frikësimi, Sami Lushtaku dhe tenderët milionësh