Ministrat e pasur që kanë përfituar ngritje pagash

Ministrat e pasur që kanë përfituar ngritje pagash

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dy ditë më parë morri një vendim për ngritjen e pagave. Ai i dyfishoi pagën vetës dhe ministrvae të kabinetit të tij.

Nga ky vendim i kryeministrit përfitojnë ngritje pagash edhe ministrat të cilët kanë shuma të mëdha të parave të kursyera në bankat e Kosovës.

Pas vendimit të Haradinajt ministrat e qeverisë Haradinaj do të marrin pagën 2 mijë euro.

Në radhët e ministrave hyn ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj, i cili në deklarimin e pasurisë së publikuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit, del se ka një shumë të konsiderueshme të parave të kursyera.

Plotë 181 mijë euro është shuma që Beqaj ka deklaruar së ka të kursyera në bankat e Kosovës.

13 mijë janë në emrin e tij, 116 mijë janë në pronësi të përbashkët, kurse të tjerat të bashkëshortes, prindërve dhe fëmijëve.

Beqaj ka deklaruar se merr 5 paga, 26 mijë euro nga Kuvendi, 23 mijë nga angazhimi në Universitetin e Prishtinës, Universitetin e Pejës dhe kolegjin AAB, si dhe honorara prej 12 mijë eurosh nga Gjimnazi Cambridge.

Si pasuri të paluajtshme Beqaj ka deklaruar shtëpinë me truall në vlerën e 232 mijë euro dhe prona tjera të përbashkëta vlerën e së cilave nuk e ka treguar.

Po ashtu ai ka deklaruar edhe dy vetura në vlerën e  37 mijë eurove  dhe një kredi për shtëpi prej 24 mijë e 607 euro të cilat është i detyruar t`i kthej në një afat prej 5 viteve. /Insajderi.com

Beqaj deklaron se ia ka borxh 80 mijë euro babait të tij

 

 

Këtu hyn edhe ministri i Drejtësisë Abelart Tahiri, ai ka deklaruar pasuri prej 1 milion e 78 mijë eurove (1.078.000) në Agjencinë Kundër Korrupsionit për vitin 2017.

Tahiri ka deklaruar tri shtëpi banimi, një lokal afarist dhe një parcelë tokë. Të gjitha këto pasuri të paluajtshme, Ministri i ka deklaruar në emër të tij.

Abelard Tahiri ka deklaruar një shtëpi banimi prej 330 metrave katror, me vlerë prej 360 mijë eurove. Tahiri ka sqaruar në AKK prejardhjen e parave për blerjen e kësaj shtëpie në vitin 2012.

“Ndërtimi i shtëpisë është financuar nga shitja e tokës në Fushë Kosovë dhe nga biznesi familjar”, thuhet në shpjegimin e dhënë nga Tahiri në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK).

Ministri ka deklaruar edhe një lokal afarist me 300 metra katror, me vlerë 250 mijë euro, njofton Agjencia Kundër Korrupsionit. Këtë lokal të blerë në vitet 2001-2002, Tahiri ka sqaruar se është blerë nga kursimet familjare.

“Kursime nga biznesi familjar në vitin 2000 dhe shitja e shtëpisë, 1500 marka”, thuhet në sqarimin e Tahirit për prejardhjen e pasurisë për blerjen e lokalit afarist.

Pas deklarimit të shtëpive dhe parcelës së tokës me mbi një milion euro vlerë, Tahiri ka deklaruar edhe ndërtimin e një shtëpie malore. Kjo shtëpi, sipas Tahirit ka vlerë prej 30 mijë eurove.

Kjo shtëpi, që është në emër të Tahirit, sipas tij është trashëgimi familjare dhe është financuar pjesërisht nga kursimet e tij.

Në radhët e ministrave të cilët kanë një shumë të konsiderueshme të parave të kursyera hyn edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi.

Plotë 60 mije e 443 euro është shuma që Gashi ka deklaruar se ka të kursyera në bankat e Kosovës.

51 mije janë në emrin e tij, ndërsa të tjerat të bashkëshortes dhe fëmijëve.

Gashi ka deklaruar shtëpi dy katshe, parcelë toke dhe garazh të trashëguar në vlerë 150 mijë euro, lokal afarist në vlerë 40 mijë euro.

Ai gjithashtu në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar një truall për ndërtim në vlerë 200 mijë euro/ Insajderi.com

Haradinaj ua rrit pagat zëvendësministrave