Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Isa Xhemajlaj ka komentuar deklaratën e aktorit kosovar, Armond Morina, i cili ka fyer pjesëtarët e policisë së Kosovës, duke i quajtur “katundarë” dhe “ardhacak”.
Xhemajlaj, në Televizionin 7, në emisionin Frontal, ka thënë se askush nuk ka të drejtë t’i fyej pjesëtarët e Policisë së Kosovës, sepse ata janë duke e kryer punën me përkushtim.
“Pavarësisht se nga vijnë, ata e kryejnë punën si duhet, askush nuk ka të drejtë t’i fyej pjesëtarët e Policisë së Kosovës”, ka thënë Xhemajlaj.
Morina, një nga keqpërdoruesit e buxhetit të shtetit për prodhimin e filmave, ka shfryrë mllefin mbi pjesëtarë të Policisë, të cilët kanë nisur një fushatë për sigurinë në trafik.
Ai fillimisht kishte fyer policët e Kosovës ndërsa më pas ka refuzuar të kërkojë falje duke vazhduar me ofendime raciste ndaj policëve. Ai i ka cilësuar të pashkolluar policët, duke treguar edhe mungesë të njohurive të gjuhës shqipe.
Aktori që keqpërdori 100 mijë euro vazhdon me fyerje raciste – sulmon “ardhacakët” e pasluftës