
Deputeti, Milaim Zeka nga radhët e Nisma Socialdemokrate, nuk është deklaruar për akuzat që vetë ia kishte bërë shefit të tij të partisë, Fatmir Limaj se është i korruptuar dhe u ka marr para njerëzve nga qyteti i Gjilanit, por është marrë me atë çfarë ka thënë partneri i tij, Ilir Krasniqi.
Në një prononcim për KTV, Zeka ka thënë se ish-ortaku i tij, Ilir Krasniqi është duke shpif lidhur me akuzat që ky i ka bërë ai Limajt mirëpo nuk është deklaruar se a ka shpifur edhe vetë ai kur e akuzon shefin e tij për korrupsion.
“Nuk i besoj se nuk i ka dëshmua, le të del ai dhe ta dëshmon. Zotëri Limaj sot është duke i përgatit padi Ilir Krasniqit për shpifje dhe padi shumë të rëndë. Le të del Ilirir Krasniqi dhe ta dekomuneton se Fatmir Limaj vërtet ja ka lyp 3 milionë euro, nesër dha dorëheqje prej Nismës”, ka thënë Zeka.
Ndërsa Zeka pas kësaj thotë se është organizuar një komplot kundër tij për ta denigruar.
Në këtë komplot Zeka e përfshinë edhe Kryeprokurorin e Shtetit Aleksandër Lumezin, për të cilin thotë se është i përfshirë në një vrasje.
“Unë personalisht për herë të parë po e them këtu, kam dëshmi me dorë të nënshkruar dhe të marrur nga prokurori i EULEX-it, ku kryeprokurori i cili ju e kini sot në shtetin e Kosovës bashkë me mua është i përzim në vrasje”, ka thënë Zeka.
Kujtojmë se para dy dite Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurëve Milaim Zeka, I.K dhe E.K për mashtrim, shmangie nga tatami dhe pastrim i parave.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të pandehurit, I.K dhe M.Z., që nga viti 2016 e deri në mars të vitit 2017, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, fillimisht të pandehurit e lartcekur më 02.06.2016, kanë regjistruar biznesin, si agjencion punësimi, ku kanë paraqitur fakte të rreme kinse për punësimin e qytetarëve të Kosovës në Gjermani, ashtu që të pandehurit I.K dhe M.Z., kanë mashtruar 900 aplikues për viza pune.
Ndërsa sot Insajderi ka sjellë një audioincim të Milaim Zekës dhe Ilir Krasniqit, ku ky i fundit i tregon për një takim që kishte pas me Fatmir Limajn dhe një kompani gjermani, ku Limaj kishte kërkuar tre milionë euro ryshfet nga kjo kompani.
Në atë takim, sipas Ilir Krasniqit, Limaj u kishte kërkuar tre milionë euro ryshfet në mënyrë që t’u lehtësoheshin procedurat e investimeve dy biznesmenëve gjermanë. Do të investohej në një fabrikë me qymyr.
Incizimi është bërë nga Milaim Zeka. Kopja e tij i është marrë nga Policia pas arrestimit vitin e kaluar. Ky material inkriminues gjendet në dosjen e hetimeve të Prokurorisë, të cilën e ka siguruar, Insajderi.