Vazhdon ndotja e ajrit – Prishtina përsëri në vendin e tretë në botë për nga rrezikshmëria

Vazhdon ndotja e ajrit – Prishtina përsëri në vendin e tretë në botë për nga rrezikshmëria

Edhe mbrëmë, Kosova është radhitur në vend të tretë në botë për ndotje të ajrit.

Sipas matjeve të Ambasadës Amerikane, pak përpara mesnatës, Prishtina ka shënuar shkallën 236 të ndotjes së ajrit. Më keq ishin vetëm Dhaka e Bangladeshit dhe Pekini i Kinës. Ndërkaq la pas qytete të Indisë që njihen për probleme të vazhdueshme me ajrin e ndotur si Delhi, Kolkata dhe Mumbai, raporton Insajderi.

Para disa ditësh, Agjencia Evropiane e Mjedisit e ka renditur Kosovën në vendin e parë për vdekjet nga ajri i ndotur.

Image may contain: text

Kjo ndotje, sipas Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), është për shkak të përdorimit të thëngjillit, lëndë djegëse kjo që është llogaritur si një ndër shkaktarët më të madh të ndotjes së ajrit.

Ajrii i ndotur është shkaktari i katërt kryesor i vdekjeve të parakohshme. Sëmundjet si kanceri i mushkërive, çrregullime kronike pulmonare dhe infeksione të rrugëve të frymëmarrjes, janë të lidhura me ajrin e ndotur.

Lidhur me këtë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndaloj përdorimin dhe shitjen e thëngjillit, mirëpo në praktikë një vendim i tillë nuk po gjen zbatim.

Mbrëmë edhe drejtori i Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike (IKSHPK), Naser Ramadani reagoi përmes një shkrimi në Facebook duke kërkuar nga qytetarët të qëndrojnë në shtëpi e të mos hapin dritaret, sepse niveli i grimcave të dëmshme në ajër ishte 262pmm. /Insajderi.com