Oferta e gazetës Insajderi për prodhuesit vendor që të reklamojnë falas në hapësirat e gazetës duke bërë thirrje që të bojktojnë produktet serbe, ka marrë vëmendjen e mediave në Serbi dhe Rusi.
Gazeta online ruse “Sputnik” në raportimin e saj live për ngjarjet që po ndodhin në Kosovë dhe Serbi, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për taksë 100% ndaj produkteve të Serbisë, ka raportuar se media në Kosovë, Insajderi, ka ofruar reklamim falas për pordhuesit vendor.
Për këtë vendim të Insajderit që është bërë publik nga drejtori ekzekutiv Parim Olluri kanë shkruar edhe mediat serbe sikurse “Republika.rs” e B92.