Pas lajmit se shoku i ngushtë i Kryetarit të Parlamentit Studentor, Arben Elshanit - Arian Janova ka kërcënuar deputetin, Edon Nishori ka reaguar i vet apostrofuari në këtë çështje. Insajderi ju sjellë reagimin e plotë të Arben Elshanit, i cili pretendon se audio incizimi nuk ka të bëjë me kërcënim.
Kryetari i Parlamentit Studentor, Arben Elshani ka reaguar rreth lajmin se shoku i tij i ngushtë, Arian Janova ka kërcënuar Edon Nishorin, deputetin e PS-s.
Elshani ka pohuar se Janova ka folur përmes telefonit me Nishorin, por sipas tij kjo bisedë nuk mund të quhet kërcënim serioz, pasi që ka ndodhur siç thotë ai nën afekt të ‘emocioneve njerëzore’.
Në reagimin dërguar Insajderit, Elshani thotë se e tërë zhurma ka nisur për t’a rrëzuar atë nga posti i Kryetarit të Parlamentit Studentor.
Sipas tij, persona me prapavija politike po duan ta përçajnë Parlamentin Studentor.
Personi i cili dëgjohet duke biseduar me Arian Janovën është Edon Nishori. Bazuar në reagimin e Elshanit, këtij të fundit i është premtuar një vend pune nga PDK-ja.
Në një pjesë të bisedës të realizuar përmes Facebook-ut, Nishori tregon se për momentin është duke punuar në një internet kafe, deri në momentin që t’i gjejë punë PDK me ndonjë rrogë
Me Edon Nishorin, Kryetari të PS-s Arben Elshani ka thënë se qenë mik me të që pesë vite, dhe tani ai po dëshiron që ta tradhtojë atë.
Tutje në reagim thuhet se ai së bashku me anëtarët e partisë së tij ka qenë në dijeni për audio- incizimin, ku dëgjohet derisa Janova kërcënon deputetin Nishori.
Madje Elshani pretendon se me këtë audio – incizim është kërcënuar me rrëzim nga posti i kryetarit.
Reagimi i plotë nga Kryetari i Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës:
Në zgjedhjet studentore të mbajtura në muajin maj, ne si organizate Reforma kemi dal fitues të zgjedhjeve dhe kemi një harmoni me organizatat e koalicionit për të udhëhequr me Parlamentin e Studenteve në UP, kemi vazhdu mandatin në tetor të këtij viti, kemi qenë aktiv nga dita e parë me aktivitetet tona si Parlament i Studenteve si asnjëherë më parë, dhe tani kemi hasur në disa probleme të cilat kanë përfunduar dje në mbledhjen e Parlamentit Studentor dhe pas këtyre qëndrojnë persona me prapavijë politike të strukturave rinore të cilët duan që ta përçajnë Parlamentin e Studenteve.
Këta persona kanë manipuluar me deputet të Parlamentit të Studentëve duke i ofruar oferta të ndryshme vetëm që të kaloj në taborin e tyre dhe të kërkojnë shkarkimin tim si kryetar të PS , ne kemi qenë shok tash e 5 vite me Edon Nishorin dhe si organizatë Reforma e kemi propozuar për deputet të PS, që t’i përfaqësojnë interesat e përgjithshme të studentëve pasi që kemi marrë besimin e tyre , deri një dite para se të ndodh manipulimi me deputetin tonë normalisht që kemi pas raporte shumë të mira me të, deri sa të nesërmen kemi pa në portale se ata kishin arritur një marrëveshje për të kërkuar shkarkimin tim, kjo për ne si të rinj është “tradhti”, sepse gjithçka që kishin kurdisur ka ndodhur pa dijeninë tonë prandaj po thirren se i kanë disa audio-incizime.
Kjo ka ndodhur para një muaji ku është kurdisur kjo audio , duke i provokuar të gjithë aktivistët e organizatës vetëm për ta përdorur si dëshmi kundër nesh, por ato janë të kota dhe nuk ka pse dikush të ndihet i kërcënuar nga askush, sepse ajo që është folur në audio ka qenë nën afekt nga emocionet njerëzore, sepse ka qenë shumë e papritur, kjo që ska si të quhet ndryshe veçse “ tradhti” pas 5 vite shoqëri.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme është raportuar se mbledhja konstituive e Parlamentit të Studentëve të Universitetit të Prishtinës e mbajtur të hënën është anuluar, pasi ajo është shoqëruar me parregullsi dhe kërcënime e shantazhe ndaj deputetëve të parlamentit.
Nëntë deputetë kishin marrë iniciativë për të ushtruar mocion votëbesimi për rrëzimin e kryetarit të Parlamentit të Studentëve, Arben Elshanit, të cilin ky grup studentësh e cilëson si “të kapur nga politika dhe të manipuluar nga individë të tjerë”./Insajderi.com