Komuna e Drenasit tetë orë pa energji elektrike, banorët të pa informuar për ndërprerje

Komuna e Drenasit tetë orë pa energji elektrike, banorët të pa informuar për ndërprerje

Banorët e Komunës së Drenasit kanë mbetur pa energji elektrike qe shtatë orë. Banorë të kësaj komune kanë thënë për Gazetën Insajderi se rryma është ndërprerë nga ora tetë e mëngjesit.

“Kryeministri Ramush Haradinaj na ka premtuar që nga 15 dhjetori nuk do të ndalet rryma, këtu në komunë të Drenasit prej orës 08:00 e deri tash në këtë moment vetëm dy orë kemi pas rrymë, cili është problemi”, ka thënë një qytetar i Drenasit për Insajderin i cili nuk ka dashur të tregoj identitetin e tij.

Ai ka thënë se kanë provuar të kontaktojnë me zyrtarë të KEK dhe KEDS mirëpo nuk u janë përgjigjur.

Nuk është vetëm komuna e Drenasit e cila sot është përballur me ndërprerje të energjisë elektrike. edhe Komuna e Fushë Kosovës janë ankuar se ka pasur ndërprerje.

Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktoj me zëdhëndësin e KEDS-it Viktor Buzhala mirëpo telefoni i tij është i shkyqur.

Gazeta Insajderi ka raportuar vazhdimisht për skandalet e KEDS-it. /Insajderi.com

Skandalet ndër vite të kompanisë famëkeqe KEDS