Pas kolegjit ISPE i cili i ka dërguar tek përmbaruesi privat studentët të cilët kishin lënë në gjysmë studimet, ngjashëm këtë praktik ka filluar ta veprojë edhe kolegji Ilira.
Studentët e ish këtij kolegji që kanë ndërprerë studimet tashmë do të ballafaqohen me përmbaruesin privat, duke iu kërkuar që kolegjit t’u paguhen këstet, të cilët studentët thonë se nuk i kanë vijuar studimet.
Gjatë ditës së sotme gazetari, Xhevdet Pozhari, ka treguar historinë e vëllait të tij me kolegjin Ilira, ku ai e quan tentim plaçkitje nga kolegji Iliria. Ka thënë se vëllai i tij kishte ndërprerë studimet gati 10 vite më parë, ndërsa dje i ka mbërritur kërkesa për pagesë të “shërbimeve fiktive”.
Kolegji ISPE i dërgon studentët tek përmbaruesi privat – kërkon nga tre mijë euro prej tyre
“Nëse vëllai im në vitin 2009, thuajse 10 vite më parë, nuk do të regjistrohej në të ashtuquajturin “kolegj Iliria”, kurrë nuk do ta kuptoja shkallën e lartë të manipulimeve që ky “institucion” ushtron ndaj studentëve, veçanërisht ndaj atyre që i ndërprejne studimet”.
“Vëllau im pas përfundimit të vitit të I-rë i ndërpreu studimet si rezultat i pakënaqësisë me cilësinë e arsimimit në këtë kolegj. Dje, nga përmbaruesi atij i arriti kërkesa për pagesën e shërbimeve fiktive! Sipas tyre, vëllau im nuk e kishte paguar këstin e 4-ert të vitit të parë dhe se i njëjti ka vijuar dy vite “akademike”, siç parapëlqejnë ta kualifikojë veten ky ‘universitet’”, ka shkruar ai.
Pozhari ka treguar se në tentim për të evituar gabimet e mundshme, kishte shkuar tek kolegji për t’u sqaruar. Por aty ai thotë se kishte parë edhe studentë të tjerë të cilët siç thotë ai “po plaçkiteshin” nga ky kolegj.
“I prirë nga bindja se gabimet janë njerëzore, bashkë me vellaun shkuam ta sqarojmë këtë lëshim të këtij kolegji. Por, ajo që u ballafaquam ishte një realitet trishtues! Në korridor dhe administratë zinin vend plot të rinj të mllefosur që këtij institucioni që duhej të shërbente për dije, ia kishin mësyer me akuza për plaçkitje, manipulime, madje edhe të atillë që kërkonin të qeronin hesape me menaxhmentin i cili iu kishte ngarkuar shuma mbi 1.000 Euro për shërbime që kurrë nuk ua kishte ofruar. Madje, duke pretenduar edhe se disa pagesa nuk janë kryer, kur që të njëjtat figurojnë në sistem”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.
“Mirëpo ajo që duhet ta ketë parasysh çdo student që rreketohet nga kolegji Iliria është se ky “institucion” duhet paditur edhe për tentativën e këtij mashtrimi kolektiv. Duhet deponuar të gjitha akuzat për tentim të plaçkitjes dhe vënies në lajthitje të sistemit të drejtësisë dhe vetë studentëve”.
“Nëse ka mbet një trohe shtet, një copëz drejtësi në këtë vend, këta matrapazë duhet të përfundojnë prapa grilave. Këta nuk duhet ta edukojnë rininë tonë, por duhet të korrektohen aty ku e kanë vendin. Ndyrësira! Matrapazë”, ka shkruar në fund ai.
Insajderi në fillim të këtij muaji kishte publikuar hulumtimin ku kolegji ISPE, kishte dërguar studentët tek përmbaruesi privat. Përveç kësaj kolegji ISPE, i cili nuk kishte akreditim në shumicën e programeve të studimit.
Kolegji ISPE i dërgon studentët tek përmbaruesi privat – kërkon nga tre mijë euro prej tyre