Bahri Hyseni merr zyrtarisht detyrën e kryesuesit të KPK-së

Bahri Hyseni merr zyrtarisht detyrën e kryesuesit të KPK-së

Në Këshillin Prokurorial të Kosovës sot u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së Kryesuesit të këtij institucioni.

Të hënën Bahri Hyseni, personazhi i njohur nga dosja “Pronto”, u zgjedh kryesues i KPK-së, në vend të Blerim Isufajt.  Insajderi pati shkruar për një konsensus për zgjedhjen e tij si kryesues i Këshillit Prokurorial, kështu pa asnjë kundër kandidat mori votat e te gjithë anëtarëve.

Isufaj, në këtë rast theksoi se ndihet i nderuar që ka pasur fatin dhe mundësinë të udhëheqë këtë institucion të rëndësishëm përgjatë këtyre tre vjetëve.

“Duke arritur suksese në një kohë sfidash të mëdha për vendin, njëkohësisht, shtoi se dhe është veçanërisht i lumtur që detyrën ia lë një profesionisti të madh të sistemit të drejtësisë kosovare, i cili ka dhënë kontribut të çmuar për sistemin prokurorial të Kosovës”, thuhet në email.

Kryesuesi i ri i Këshillit Bahri Hyseni, tha se do të dinamizojë, avancojë dhe plotësojë edhe më tej misionin e Këshillit dhe do të jetë në shërbim të plotë të fuqizimit dhe zbatimit të ligjit në Kosovë.

“Efikasiteti në veprimtarinë e përgjithshme prokuroriale, përmbushja e qëllimeve strategjike, arritja me kohë e rezultateve të nevojshme dhe krijimi i planeve dhe programeve adekuate, por edhe fuqizimi i transparencës dhe përgjegjësisë së përgjithshme ndaj detyrave që kemi përpara, do të jenë përpjekjet e mia të vazhdueshme dhe këmbëngulëse në krye të Këshillit”, tha Hyseni.