“Mabetex”, i ofroi 20 mijë euro për t’i mos paditur – sot i thonë kurrë s’ke punuar tek ne

“Mabetex”, i ofroi 20 mijë euro për t’i mos paditur – sot i thonë kurrë s’ke punuar tek ne

Gjykata Themelore e Prishtinës – dega në Lipjan, trajtoi sot provat në rastin e punëtorit të Mabetex-it, Besim Zeneli, i lënduar në vend-punishten e kësaj kompanie në Kazakistan. Zeneli ka paditur kompaninë Mabetex për mos-kompensim të dëmtimit shëndetësor të pësuar gjatë punës.

Më 25 prill të vitit 2015, Zeneli u lëndua në kurriz në vendin e punës dhe, sipas tij, asnjëherë nuk ishte kompensuar, sipas marrëveshjes për sigurinë në punë.

Seanca e sotme gjyqësore e mbajtur, u zhvillua kryesisht mbi provat që vërtetojnë nëse paditësi, Besim Zeneli, ka qenë, në fakt, i punësuar nga kjo kompani, gjatë periudhës së përfshirë në padi, shkruan Insajderi.

Videon e plotë të seancës e gjeni duke klikuar: KËTU

Videon e plotë të seancës e gjeni duke klikuar: KËTU

Përfaqësuesi i kompanisë “Mabetex”, Adnan Pacolli dhe përfaqësuesi i i “Mabco Construction”, Betim Sijarina, në seancën e sotme gjyqësore, kërkuan nga gjykatësi të hedhë poshtë padinë ndaj kompanisë për faktin se nuk është ofruar asnjë provë se paditësi ka qenë punëtor në këtë kompani.

Mirëpo, gjyqtari, Zenel Tasholli ka kërkuar që kjo të konfirmohet së pari nga eksperti për mbrojtje dhe siguri në punë, Bajrush Bytyqi, në Administratën Tatimore, nëse Besim Zeneli figuron si punëtor i kompanisë Mabetex.

Avokati i Zenelit ka kundërshtuar këtë vendim të gjykatësit duke arsyetuar se personi i autorizuar në fjalë nuk është kompetent të zhvillojë këtë ekspertizë, pasi që ai nuk është ekspert financiar.

Megjithatë, Gjyqtari Tasholli nuk u pajtua me këtë vlerësim dhe autorizoi ekspertin Bytyqi që të konfirmojë vërtetësinë e marrëdhënies kontraktuale të punësimit mes Zenelit dhe kompanisë Mabetex.

Seanca e radhës e shqyrtimit të provave do të mbahet me 21 mars.

Gazeta Insajderi muaj më parë kishte raportuar për rastin, se si kompania e Behgjet Pacollit i kishte ofruar vetëm 20 mijë euro punëtorit, Besim Zeneli i gjymtuar në Kazakistan. /Insajderi.com

Videon e plotë të seancës e gjeni duke klikuar: KËTU

Videon e plotë të seancës e gjeni duke klikuar: KËTU