
Naser Shala i njohur me nofkën “Ftyra” që nga sot është bërë me pozitë të rëndësishme shtetërore. Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë zgjedhur ish-komandant “Ftyrën” drejtor ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, shkruan Insajderi
Ai për këtë pozitë të rëndësishme kishte dy kundër-kandidatë, por Naser Shala arriti që të marrë besimin nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Shala për të njëjtin post kishte kandiduar edhe 10 muaj më parë, por që nuk kishte arritur t’i merr votat e mjaftueshme.
Dështon zgjedhja e “Ftyrës” në krye të Agjencisë për Verifikim të Pronës
Shala kishte qenë i akuzuar së bashku me Fatmir Limajn nga Prokuroria Speciale për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës në rastin “Kleçka”. Gjykata Themelore në Prishtinë i kishte shpallur të pafajshëm Limajn dhe nëntë bashkëluftëtarët e tij.
Ndërkaq, Gjykata Supreme e Kosovës përfundimisht më 24.05.2017 kishte vërtetuar pafajësinë e këtyre të akuzuarve.
Por emri i Shalës ishte përfshirë edhe në një rast tjetër. Emri i tij ishte përdorur nga Adem Grabovci për ta frikësuar atë kohë, kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqin.
Grabovci, i ishte afruar Jakup Krasniqit tek foltorja e Kuvendit dhe i kishte thënë “e thirri, ‘Ftyrën’ vallahin, ta kanë lokën”.
Insajderi kishte publikuar hulumtimin “Dosja e Shefave” ku aty ishte dëshmuar komunikimi mes Grabovcit dhe ‘Ftyrës”, pavarësisht se drejtori i ri për Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, kishte qenë në paraburgim.
Dosja e Shefave XXII: Grabovci kishte kërcënuar Jakup Krasniqin – “Ftyra” ta kanë lokën
“Paj, mirë bre Naser vallahin, ngarkesë kom pas bukur shumë, gati thuajse veç vetun pata metë… Ti, pe din kto, kto nërskamcat që janë, e kto farë…”, i ankohej Grabovci, Shalës në dhjetor të vitit 2011.
“Besoj që i kom kalu, po thom a din pa hiç kshtu, i kom kalu mirë. I kisha n’përkrahje, kta që duhet m’i pas, e për tjertë s’u mërzitsha”, vazhdonte Grabovci.
Në bisedë telefonike, ish-shefi i PDK-së në Kuvend të Kosovës, i tregonte ‘fytyrës’ se me emrin e tij ia kishte përmendur Jakup Krasniqit. Sipas Grabovcit më pas, Krasniqi ishte dorëzuar.
“Jakupit, veç shkova i thash n’vesh, thash qy thash e thirri, e thirri ‘Ftyrën’ vallahin, ta kanë lokën”, tregonte Grabovci. “Edhe u dorëzu”.
“A t’ngoj bile”, e pyet Shala.
“Ngoji, meniherë, meniherë u tërhoq, derisa t’përmena ty”, thoshte Grabovci.
Naser Shala së fundmi ishte parë edhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn dhe dy deputetët, Daut Haradinajn e Haxhi Shalën. Ai ishte parë duke festuar krijimin e Ushtrisë së Kosovës./Insajderi.com
Deputeti Shala shkruan nën emocione, tmerron njerëzit me gabimet drejtshkrimore