
Indoks këtë të diele do të transmetoj dokumentarin “Trumfi dhe rënia e Enver Sekiraqës” duke filluar nga ora 20:10 live në Gazetën Insajderi.
Në dokumentar pasyqrohet të pa thënat e vrasjes së policit Triumf Riza, lidhjet e mafias me politikën. Për ata që ranë viktima të krimit të bandës së Enver Sekiraqës e kurrë nuk u gjykuan ato raste. Edhe për fatin e familjarëve të policit që edhe sot enden gjykatave për pak drejtësi.
Flasin personat kryesor në histori, familjarë, miq e shokë, do të zbulohen dokumente dhe episode të panjohura për publikun për një histori mafioze në zemër të një shteti që më pak se një vit më vonesë data e krimit do të shpallte pavarësinë.
Ky hulumtim i InDoks të dielën në ora 20:10 do të jap shumë përgjigje, por mbesin ende pyetjet se pse nuk u hetua pasuria e Enver Sekiraqës? Pse nuk u gjetën burimet e tij eventuale brenda Policisë së Kosovës që mund të ia kenë mundësuar arratisjen për shumë vite? Cilat janë provat e forta që e lidhin Sekiraqën me vrasësin e Triumf Rizës/Insajderi.com