Nëse jetësohet ideja e Thaçit për shkëmbim territoresh, ku do të mbetet liqeni i Gazivodës?

Nëse jetësohet ideja e Thaçit për shkëmbim territoresh, ku do të mbetet liqeni i Gazivodës?

Thaçi dhe Haradinaj vazhdojnë të përplasen për idenë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë, ku tashmë ka filluar edhe presidenti të tërhiqet nga vetë ideja e parashtruar.

Hashim Thaçi, as pas Samiti të Brukselit nuk po pranon që ta varros politikisht idenë për të bërë shkëmbim territoresh me Serbinë. Derisa këto plane ende mbesin në nivel shumë sekret- publiku nuk e di se as çka do të japë e çka do të marrë Kosova. Madje nuk e ka të sigurt edhe se Liqeni i Gazivodës, që shumë i nevojshëm për funksionimin e sistemit elektrik e aspekte të tjera të jetës e ekonomisë në vend a do të mbetët në territorin e Kosovës.

Se kush ka të drejtë në këtë ide e mësoni në dokumentar.

InDoks në këtë dokumentar do t’i kthehet problemit të Veriut që edhe pak ditë do të përballet me zgjedhjet që dihet që do ti fitojë Lista Serbe. Serbë e tjerë, që nga vrasja e Oliver Ivanoviqit, frikësohen t’i konkurrojnë asaj, kurse Vetëvendosja e PDK-ja po marrin pjesë në zgjedhjet që dihet që nuk mund t’i fitojnë. E zgjedhjet edhe mund të dështojnë, ani pse do të shpenzohen qindra-mijëra euro në to./ Insajderi.com