me arrestimin e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Dardan Molliqaj nga radhë" />

Asnjë zyrtarë i VV-së nuk i del në mbrojtje Molliqajt i cili u arrestua për lirimin e Kurtit

Asnjë zyrtarë i VV-së nuk i del në mbrojtje Molliqajt i cili u arrestua për lirimin e Kurtit

Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur të heshtë lidhur me arrestimin e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Dardan Molliqaj nga radhët e Partisë Socialdemokrate (PSD), i cili para dy vite ishte pjesë e VV-së.

Molliqajt, i cili dyshohet se u arrestua për pjesëmarrjen në protestën për lirimin e Liderit të VV-së, Albin Kurti në vitin 2015, nuk i ka dal në krahë deri tash asnjë ish-partiak i tij nga Vetëvendosje, shkruan Gazeta Insajderi.

Tash deputeti i PSD-së, Dadan Molliqaj sa ishte në Vetëvendosje mbante pozitën e sekretarit organizativ dhe merrte pjesë në secilin aktivitet të partisë. Në protestat e vitit 2015 ai në mënyrë të ashpër bashkë më tashmë ish-partikatët e tij kishin “eskaluar” në protesta duke kërkuar lirimin e Albin Kurtit.

Kujtojmë se ai kishte ndaluar një veturë zyrtare nga ku kishte nxjerrë zvarrë një zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka realizuar një urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, respektivisht departamenti i Përgjithshëm i kësaj gjykate ka arrestuar deputetin e PSD-së, Dardan Molliqajn.

Sipas policisë urdhër arresti për Molliqajn është nxjerrë më 12 maj të këtij viti, do të thotë të dielën.

“Sot, konform detyrimit ligjor, policia ka realizuar një urdhër arrest të Gjykatës Themelore në Prishtinë, respektivisht Departamenti i Përgjithshëm. Urdhër – arresti është e nxjerrë me datën 12.05.2019, dhe në të janë specifikuar detyrimet, për policinë, që i pandehuri D.M, të dërgohet në Objektin e Pallatit të Drejtësisë, saktësisht në Prokurorinë Themelore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka ka treguar se deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj është arrestuar nën dyshimin e veprës penale “sulm ndaj personit zyrtar”.

Beka ka treguar për Gazetën Insajderi se Molliqaj ka pas ftesë nga prokuroria mirëpo nuk i është përgjigjur ftesës derisa sa sot ka ndodh edhe arrestimi i tij.

“Ka pas ftesë nga prokuroria nuk i është përgjigjur ftesës për arrest por është zbatu sot. Vepra penale ka qenë sulm ndaj personit zyrtar. Ai ka pas obligim me ardh me u intervistu, është intervistu ndërs prokurori pritet të bëjë akuzën për veprën që dyshohet se ka bërë”, ka thënë Beka për Insajderin. /Insajderi.com