Politikani që ka të punësuar 6 nipërit në institucione publike nuk e sheh problemin kryesor të PTK-së punësimet

Politikani që ka të punësuar 6 nipërit në institucione publike nuk e sheh problemin kryesor të PTK-së punësimet

Jakup Krasniqi nuk po e sheh problemin kryesor të PTK-së punësimet e shumta në këtë ndërmarrje. Por problemin kryesor ai po e sheh tek kontratat e PTK-së.

Krasniqi që ka të punësuar gjashtë nipërit e tij nëpër institucione të ndryshme të vendit, në një reagim të tij ka thënë se është bërë shumë zhurmë për punësime. Ka pranuar se punësimi në PTK ashtu edhe në institucionet e tjera të vendit mbetet problematik.

Por, sipas tij as punësimet më të këqija nuk do të mund ta sillnin në një gjendje alarmante PTK-në.

“Në kohën e fundit, është bërë shumë zhurmë për punësimin. Punësimi edhe pse është problem në vete dhe jo vetëm në PTK, por duhet të themi se edhe punësimi më i keq, nuk mund të sillte PTK-në në ketë gjendje alarmante”.

Gjashtë nipërit e Jakup Krasniqit në institucionet publike

“Në ketë gjendje alarmuese, mbase edhe falimentuese ketë Ndërmarrje Publike e ritheksoj nuk e ka sjellë punësimi i skajshëm jo profesional edhe pse punësimi ka qenë dhe është krejt jo profesional dhe skajshmërisht i papërgjegjshëm. Jo në ketë gjendje PTK-në e kanë sjell të gjitha kontratat pa përjashtim”, ka shkruar ai në reagimin e tij.

Po ashtu Krasniqi në një shkrim të tij në Facebook, ka insistuar se zgjedhje për PTK-në ka nëse ekziston vullneti për një çështje të tillë.

“Ekziston bindur se kriza në PTK-ë mund të zgjidhet nëse Kryeministri/koalicioni i Kosovës e krijon një Taks Forcë me njerëz që dinë e duan t’i ndihmojnë vendit, po ama këta njerëz nuk gjinden në kabinetin kinez të qeverisë! Njerëz të tillë në Kosovë ka, por atyre duhet t’ju epet mundësia e menaxhimit dhe e shpëtimit të kësaj Ndërmarrje Publike më rëndësi të veçantë kombëtare”.

“Të përfundojmë: Me bajraktarizmin e shtresuar në institucionet e Kosovës, me papërgjegjësinë institucionale të deritashëm, me mosfunksionimin e Prokurorisë e të Gjyqësorit të Kosovës, shkurt me mos funksionimin e shtetit të se drejtës, nuk zgjidhet asnjë problem me rëndësi kombëtare”.

“Është e dhimbshme, por shumë zhvillime në shoqërinë shqiptare po tregojnë se kemi më shumë energji shkatërruese sesa ndërtuese! Zhvillimet në Kosovë e Shqipëri janë tregues shqetësues për të ardhmen tonë të përbashkët. Shkurt: Çdo problem ka zgjidhje sa herë kërkohet ajo! Por, ujqërit po kërkojnë mjegull!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Kujtojmë se Krasniqi ka të punësuar gjashtë nipërit e tij në institucione publike. Katër vëllezërit e themeluesit të Nismës kanë të punësuar djemtë e tyre në institucione të ndryshme të vendit./Insajderi.com