Flora Brovina shmang gazetarët duke u futur “fshehurazi” në polici për intervistim

Flora Brovina shmang gazetarët duke u futur “fshehurazi” në polici për intervistim

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina, e cila tronditi opinionin me një fotografi ku pretendohej që dukeshin ushtarë serbë teksa dhunonin një grua shqiptare, tashmë është duke u intervistuar nga policia. 

Ndonëse kur publikoi fotografinë doli para të gjithë gazetarëve, tani deputetja po u shmanget atyre duke u futur “fshehurazi” në stacionin policor Qendra.

Ajo është futur nga hymja e prapme, duke shmangur kështu të gjitha mediat që kishin shkuar për ta përcjellur momentin kur ajo do të futej në Polici për të dhënë deklaratë.

Ndërkohë, dje gjatë ditës Prokuroria Speciale nisi hetimet lidhur me rastin e pretenduar nga Brovina.

Policia do ta intervistoj pas pak Flora Brovinën për publikimin e fotografisë